Site icon Lajmeria.info

Lumir Abdixhiku thërret për tubimin e madh përmbyllës të fushatës në Prishtinë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e madh përmbyllës të fushatës, që do të mbahet të premten në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo ngjarje do të jetë një natë bashkimi, shprese dhe mesazhi të fortë për ndryshim në Kosovë. “Të premten, të gjitha rrugët shpijnë tek Sheshi Skënderbeu.

Në Prishtinë mblidhemi të gjithë!

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në tubimin e madh përmbyllës të kësaj fushate.

Në një natë bashkimi.

Në një natë shprese.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kosova është gati për ndryshim”, ka deklaruar Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë së bashku me familjet, miqtë dhe të afërmit, duke theksuar se ky tubim do të përmbyllë fushatën “ashtu siç është nisur – së bashku”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version