Site icon Lajmeria.info

Lumir Abdixhiku votoi në zgjedhjet e sotme: ‘Kosova organizon zgjedhje të mira demokratike’

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shfrytëzuar të drejtën e votës në qendrën e votimit në shkollën ‘Faik Konica’ në Prishtinë.

Pas votimit, ai vlerësoi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke theksuar se Kosova po organizon zgjedhje demokratike dhe në përputhje me standardet.

Abdixhiku uroi të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor dhe mediat për punën e tyre në këtë ditë të rëndësishme për Kosovën.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version