Lushaku deklaroi se të gjitha personalitetet e rëndësishme në LDK janë bashkë për të punuar rreth platformës që do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës. “Nesër do të jetë një ngjarje në të cilën ne do të lëshojmë një kushtrim për bashkim, për një mobilizim për të gjithë ata që besojnë që LDK-ja është platforma më e mirë dhe ne kemi me i bindë që është më e mira, sepse kemi me i prezantu projektet që janë në dobi të qytetarëve.
Sa për bashkim të personaliteteve, absolutisht po unë jam shumë e sigurtë që secili njeri që është në listën e LDK-së, e secili kryetar komune i prezantuar nga LDK-ja është bashkë me ne në këtë rrugëtim, fuqishëm dhe vetëdijshëm që është thirrje për të mirën e Kosovës edhe për të mirën e qytetarëve të saj, për këtë nuk kam asnjë dilemë”, tha Lushaku-Sadriu.
