Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, Lutfi Haziri së bashku me shtabet zgjedhore në disa fshatëra të Gjilanit, kanë bërë përgatitjet e fundit për fushatën që do të filloj me 10 janar.
Haziri është shprehur se kjo qeveri e ka lënë në harresë Gjilanin dhe Anamoravën, duke e quajtur “besë dhe shpresë” LDK-në.
E plotë:
Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime, LDK besë dhe shpresë për qytetarët
Shtabet e LDK-së Bresalc, Ponesh, Verbicë të Zhegocit, Kishnapole, Sllakoc, Gadish e Dobërçan, dëshmuan angazhimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 9 shkurt.
Tash e katër vjet, qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime, duke i bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore.
Ju falenderojmë shumë për përkrahjen e madhe dhe këtë besim ndaj vizionit tonë për Gjilanin e Anamoravën zhvillimore, do t’ua kthejmë me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. LDK, besë dhe shpresë për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën!
