Site icon Lajmeria.info

LVV paralajmëron ankimimin e dekretit të Presidentes Osmani: Bie ndesh me ligjin, s’kishte arsye për shpërndarje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kundërshtuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje.

Ajo e ka cilësuar dekretin e presidentes si të paprecedent dhe ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë këtë vendim për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

“Jemi dëshmitarë që shpërndarja e Kuvendit paraqet një akt të paprecedent që bie ndesh… dhe ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhte sot.”

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ajo shtoi se nga ora 14:00 pritet të mbahet seanca e radhës në Kuvend.

“Me kërkesën e Qeverisë sot në 14:00 ka qenë e ftuar një seancë për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë rreth 100 milionë euro projekte me interes të qytetarëve”, ka thënë ajo në konferencë për media.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version