Site icon Lajmeria

Makiato, expresso e çaj, Xhafer Gashi i LDK-së shpenzon afro 10 mijë euro në pije

Komuna e Obiliqit ka shpenzuar afro 10 mijë euro në disa lloje të pijeve. Me këto para do të blihen disa makiato, espresso, çaj, kafe turke dhe ujë.

Komuna e Obiliqit që drejtohet nga Xhafer Gashi i LDK-së ka dhënë një tender në vlerë të afro 10 mijë eurove për shërbime të byfesë.

Me këto para do të blihen disa lloje të pijeve të ngrohta dhe të ftohta.

Në këtë listë janë të gjitha llojet e kafeve, po ashtu çaja, ujë e lëngje, shkruan Demokracia.com.

Makiato e madhe 2519 copë

Makiato e vogël 2293 copë

Nes Kafe ose ekuivalent 210 copë

Lëngje 200 copë

Kafe expreso 999 copë

Kafe Turke 215 copë

Ujë 1200 copë

Çaj 640 copë

Në njoftimin për dhënie të këtij tenderi është treguar se kontrata me kompaninë fituese është nënshkruar sot.

“Shërbimet e byfesë për Komunën e Obiliqit. Data e dhënies së kontratës 30.01.2025. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 31.01.2025 Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata D.P.H. “IN – GOJ”. Vlera e përgjithshme e kontratës 9,156.30 euro”.

Komuna ka treguar se kompania fituese duhet të bëjë edhe një investim në objektin e byfesë.

“Obligimet e operatorit ekonomik janë: të pajisë byfenë me inventarë të ri që të ketë kushte cilësore për shërbime. OE duhet që për pozicionet përkatëse, gramazha dhe përbërja duhet të jetë në bazë të standardeve të Hotelierisë. OE obligohet për çfarëdo dëmi në ndërtesë nëpërmjet të zjarrit apo aksioneve tjera fajtore nga vetë shërbimi apo stafi i tij (ta shkruaj dhe ta nënshkruaj deklaratën me shkrim, që për këto dame kontraktuesi mban vetë përgjegjësinë e plotë”.

Po ashtu thuhet se operatori ekonomik obligohet që shërbimet t’i kryej sipas kërkesës së stafit të komunës, të ofrojë shërbime me pije edhe në hapësirat e punës (në zyra).

“Lokali do të jetë i hapur prej orës 07.30 deri ne ora 16:00 gjate tërë javës në ditët e punës. Në raste të jashtëzakonshme edhe pas orës (17:00 deri në ora 20:00). Pijet e porositura nga stafi i komunës  dërgohen në zyrat përkatëse, shërbimi duhet të jetë i shpejtë, por jo më shumë se 10 minuta”. /Demokracia.com/

Exit mobile version