Connect with us

Lajme

Makinën apo jetën? Shqiptarët të fiksuar pas makinës jo pas shëndetit

Shifrat flasin më qartë se çdo fjalë: në Shqipëri, 65.91% e shumës që paguajmë për sigurime shkon për mjetet motorrike, ndërsa vetëm 14.75% për jetën dhe shëndetin!

E qartë, nuk jemi aspak të fiksuar me jetën tonë, por me makinën.

Tingëllon si absurditet? Sigurisht që jo. Kur makina peson një gërvishtje të vogël, merzitemi, ulërijme, hezitojmë, zemërohemi, dhe vrapojmë menjëherë te llamarinisti. Por kur keni një dhimbje të lehtë në krahun e majtë që mund të jetë sinjal i një goditje në zemër? Mendimi parë: “Do të kalojë,” ” kam fjetur keq mbrëmë ” Mendimi i dytë nëse dhimbja nuk kalon: “një teke raki më bën mirë”, mendimi i tretë është autodoagnoze dhe recete në të njëjtën kohë: stress!

Advertisement

Është e qartë se i kemi të qarta prioritet. vendosur prioritetet tona. Çeliku dhe alumini i makinave tona peshon më shumë se qelizat dhe indet tona. Në një anë, kemi makina me siguri të lartë, airbag-e nga çdo kënd, dhe sensorë që shmangin përplasjet. Në anën tjetër,nuk jemi të sigurt nëse duhet të shkojnë te mjeku sepse, thjesht, nuk është aq urgjente sa një makinë e re me Bluetooth.

Ndërsa në Francë, 54% e shpenzimeve të sigurimit shkojnë për jetën dhe shëndetin. Për ta, është si të sigurosh trupin përpara makinës, një koncept që mund të tingëllojë si një herezi e llojit të vet për ne. Në fund të fundit, pse të shqetësohemi për diçka që mund të ndërrojë jetë?(Se shqiptari ka bo bé/ e kemi vdekjen si me lé.)

Ka ndonje që kur siguron kasko makinën pyet veten : a është makina me e rëndësishme se jeta? Përgjigjen për këtë pyetje e di kushdo: kush ka kohë për veten kur ka makinen për t’u kujdesur.”

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend