Site icon Lajmeria.info

Manchester United gati për të ofruar lojtarë për të siguruar shërbimet e Rafael Leaos për Milanin

Sipas Gazzetta dello Sport, Manuel Ugarte, Marcus Rashford dhe Joshua Zirkzee janë ndër lojtarët që Manchester United mund t’ia ofrojë Milanit në një marrëveshje të tipit lojtar + para, për ta siguruar shërbimet e Rafael Leaos.

Milani është i hapur të dëgjojë oferta për anësorin portugez gjatë verës, ndërsa Gazzetta konfirmon se Manchester United është ndër klubet e interesuara për yllin e “Rossonerëve”.

Leao ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh në kontratën e tij, por drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të nisin negociatat nga 50 milionë euro.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Manchester United është i hapur të përfshijë në negociata Ugarte, Rashford ose Zirkzee.

Rashford aktualisht është i huazuar te Barcelona, por mbetet e paqartë nëse katalanasit do ta aktivizojnë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh në fund të sezonit.

Milani kishte zhvilluar bisedime me Rashfordin gjatë afatit kalimtar të janarit 2025, ndërsa Zirkzee kishte qenë një nga objektivat e klubit edhe një vit më parë, para se holandezi të largohej nga Bologna drejt “Old Trafford”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version