Në javët e fundit të afatit kalimtar veror, emri i Victor Osimhen po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes.
Djajtë e Kuq kanë bërë përforcime të rëndësishme në mesfushë, por një nga objektivat kryesorë që mbetet në ‘Old Trafford’ është afrimi i një sulmuesi të ri.
Manchester United po e intensifikon interesimin për 27-vjeçarin, i cili ka lënë gjurmë në futbollin turk.
Osimhen realizoi 22 gola në 32 paraqitje për Galatasarayn sezonin e kaluar.
Sulmuesi nigerian do ta mirëpriste një rikthim në Ligën Premier dhe gjithashtu është në radarët e Arsenalit për repartin ofensiv.
