Site icon Lajmeria.info

Manchester United në garë për mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde: Çfarë ndodh me të?

Manchester United po e shqyrton një lëvizje befasuese për mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, teksa e ardhmja e tij në kryeqytetin spanjoll po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.

Reprezentuesi i Uruguait raportohet se është lënë në “akull” në “Bernabeu” pas një përplasjeje të bujshme në stërvitje me bashkëlojtarin Aurelien Tchouameni, çka e bën të mundshëm largimin e tij në verë.

Sipas The Mirror, Manchester United synon të përfitojë nga turbulencat në rritje te Real Madridi duke përgatitur një ofertë të papritur për Valverden. 27-vjeçari, i konsideruar prej kohësh një shtyllë e mesfushës së “Los Blancos”, me 371 paraqitje në total, papritur është shndërruar në një “të padëshiruar” pas një konfrontimi fizik në fushën e stërvitjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Incidenti me Tchouamenin ishte aq serioz, sa uruguaiani raportohet se ka pasur nevojë për trajtim spitalor për shkak të një tronditjeje.

Edhe pse ylli publikoi një deklaratë dhe kërkoi falje në mënyrë të theksuar, dëmi në raport me klubin duket se është i pariparueshëm.

Pavarësisht pendesës së shfaqur publikisht, thuhet se hierarkia e Real Madridit është “i tërbuar” me fituesin dy herë të Ligës së Kampionëve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjiganti spanjoll raportohet se ka parë përçarje në dhomën e zhveshjes, por figurat e larta kanë mbajtur anën e mesfushorit francez, duke shtyrë idenë që Valverde të largohet në afatin e ardhshëm të transferimeve verore.

Exit mobile version