Site icon Lajmeria.info

Manchester United në garë për transferim të Mateus Fernandes, cili kërkon të bashkohet me ‘Djajt e Kuq’

Manchester United është përfshirë seriozisht në garën për transferimin e mesfushorit portugez Mateus Fernandes, i cili është një nga emrat më të kërkuar në futbollin evropian për këtë verë. 21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha pas paraqitjeve të tij, duke u parë si një investim afatgjatë për repartin e mesfushës së United.

Klubi ka intensifikuar kontaktet për ta siguruar shërbimin e tij para hapjes së afatit kalimtar, duke e parashikuar si një nga transferimet kryesore të verës.

Në garë për lojtarin janë edhe klube si Arsenal, PSG, Inter, Juve, Napoli, Chelsea dhe Aston Villa, por United mbetet destinacioni i preferuar për Fernandesin sipas raporteve nga Anglia.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version