Manchester United është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit brazilian Ederson nga Atalanta.
Sipas raportimeve të mediave, bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja pritet të finalizohet për rreth 38 milionë funte, përfshirë 35 milionë funte fikse dhe 3 milionë funte bonus.
Ederson ka arritur marrëveshje personale me United dhe ka ndërprerë bisedimet me klubet e tjera të interesuara.
