Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) po bën thirrje qytetarëve të marrin kujdes shtesë për shëndetin gjatë periudhave me temperatura të larta.
Përmes një postimi në Facebook, IKShPK ka theksuar disa masa mbrojtëse që duhet të ndiqen gjatë periudhave të nxehta. “Gjatë temperaturave të ngritura është me rëndësi që të kujdeseni për veten tuaj.
Pini ujë shpesh.
Hani ushqime të lehta e të freskëta.
Shmangni pijet alkoolike dhe me sheqer.
Vishuni me rroba të lehta.
Freskoni trupin me ujë”, thuhet në njoftim.
