Site icon Lajmeria.info

Masë paraburgimi për dyshuarin e tentimit të vrasjes në Gjakovë: Detajet e ngjarjes

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit një muaji për dyshuarin O.

B., i cili dyshohet për tentim vrasje më 2 maj të këtij viti.

Sipas Prokurorisë Themelore, incidenti ka ndodhur në terasën e lokalit ‘S’, ku pas një mosmarrëveshjeje, dyshuari ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin dhe më pas ka shtënë në drejtim të tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar armën dhe një thikë.

Gjyqtari Driton Sadiku ka vlerësuar se kushtet ligjore janë përmbushur për caktimin e masës së paraburgimit.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim për një muaj, periudhë që llogaritet nga data e arrestimit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Exit mobile version