Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Në mënyrë indirekte ai ka përfshirë edhe liderin e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limajn – partner koalicioni të tij parazgjedhor, të cilën në mënyrë figurative e ka paraqitur si ‘’mashë’’, transmeton klankosova.tv.
”Formo Qeverinë.
Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.
Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”.