Shkolla “Halil Alidema” në fshatin Pozhoran të Vitisë është paraparë nga Ministria e Arsimit që të përurohet mëngjesin e së mërkurës, ndonëse ende nuk është gati.
Ftesa nga ky dikaster i shkoi mesditën e të hënës kryetarit të kësaj komune, Sokol Haliti, për pjesëmarrje në këtë ceremoni, i cili tha se do të refuzojë të shkojë, raporton Klan Kosova.
Sipas tij, kjo shkollë ka nisur punimet qysh më 2016, nën financimin e qeverisjeve paraprake dhe përurimi në këtë kohë, sipas tij është interes politik, meqë vendi është në prag të zgjedhjeve qendrore.
