Harrojeni shpalljen e pavarësisë dhe të bërit shtet më vete, njohjen ndërkombëtare nga mbi 117 shtet anegjerë botës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, mbi 100 sosh, e krijimin e ushtrisë (etj) – Mefail Bajqinovci ka krejt tjetër gjë për “punën më të madhe që nga 1999’a”.
Duke u argëtuar në TikTok ‘live’, Mefail Bajqinovci, atë që jepet për sovranitet – e që është ‘guvernancë’ – e quajti “puna më e madhe që është bërë që nga viti 1999 në Kosovë”.
“Është kthy sovraniteti, janë kthy 17% të territorit – dhe, mendoj që, është puna më e madhe pas vitit 1999 që është bë në Kosovëçështja e kthimit të territorit që ka qenë në letër dhe është kontrollu nga Serbia”, tha Bajqinovci.
