Site icon Lajmeria.info

Mbledhje përkujtimore për Fatjon Bunjakun: Klubi i Elbasanit organizon ceremoninë në nderim të futbollistit tragjikisht të ndjerë

Klubi i Elbasanit ka njoftuar se sonte do të organizojë një mbledhje përkujtimore në nderim të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi verdheblu ka ftuar tifozët dhe të gjithë dashamirësit e futbollit që t’i bashkohen kësaj ceremonie për të kujtuar 22-vjeçarin, i cili ishte pjesë e skuadrës gjatë sezonit të fundit.

Më poshtë, njoftimi i plotë i AF Elbasanit: ‘Të nderuar tifozë verdheblu dhe dashamirës të futbollit, Sot në 19:00, në hyrjen kryesore të stadiumit ‘Elbasan Arena’ mblidhemi për të nderuar Fatjon Bunjakun, një atlet të shkëlqyer dhe një njeri pozitiv e plot pasion.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version