Site icon Lajmeria.info

Mbyllet përkohësisht segmenti i rrugës ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë për punime rrugore

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një pjesë e rrugës ‘Agim Ramadani’ do të jetë e mbyllur përkohësisht për shkak të punimeve në këtë segment.

Mbyllja do të jetë nga semaforët te Mensa e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.

Ky segment do të jetë i mbyllur për dy ditë, nga data 18.07.2026, ora 20:00 deri më 20.07.2026, ora 20:00.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Qytetarët janë lutur të përdorin rrugët alternative gjatë kësaj periudhe dhe të respektojnë sinjalizimin e trafikut.

Exit mobile version