Site icon Lajmeria.info

MC Eagles: Klubi i Motoçiklistëve Që Shënon 20-Vjetorin me Garë, Muzikë Rok dhe Solidaritet

MC Eagles, klubi i motoçiklistëve në Kosovë, do të festojë 20-vjetorin e themelimit me një aktivitet të veçantë, përfshirë gara me motorë, muzikë rok dhe momente solidariteti mes anëtarëve dhe pjesëmarrësve.

Në një intervistë në emisionin “Ora 7”, anëtarët e klubit kanë ndarë më shumë për historinë dhe organizimin e tyre si dhe kanë bërë thirrje për sigurinë në rrugë, duke theksuar rëndësinë e pajisjeve mbrojtëse si helmetat.

Një anëtar ka ndarë edhe një përvojë personale të një aksidenti ku ka theksuar rëndësinë e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse. “Po të mos i kisha, është e pamundur me shpëtu, sepse asfalti të shkatërron”, tha ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version