Site icon Lajmeria

Memli Krasniqi falënderon qytetarët për mbështetjen që po i japin PDK-së: Më 9 shkurt do ta shënojmë fitoren e madhe

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në 11 ditët e para të fushatës, kanë ndjerë mbështetje të jashtëzakonshme në çdo komunë por edhe nga mërgata.

Krasniqi tha se kjo mbështetje tregon se qytetarët e Kosovës dëshirojnë “#MaMirë”.

“Po na dëshmon se ju jeni gati që bashkë ta ndërtojmë një të ardhme të re për Kosovën. Ju falënderojmë që po besoni në vizionin tonë dhe po e mbështesni Bedri Hamzën për Kryeministër”, tha Krasniqi.

Më tej, kreu i PDK-së i ftoi të gjithë qytetarët e vendit që t’i bashkohen takimeve të kësaj partie në komunat e tjera deri më 9 shkurt.

“Bashkë, atë mbrëmje, do ta shënojmë fitoren e madhe për Kosovën tonë”, shkroi Krasniqi.

Exit mobile version