Zyrtarë të lartë amerikanë kanë bërë publike detaje të reja nga memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se Teherani ka pranuar lëshime në disa fusha në këmbim të lehtësimeve të mundshme të sanksioneve ekonomike.
Uashingtoni ka konfirmuar se prania ushtarake në Lindjen e Mesme mbetet e pandryshuar dhe se çdo tërheqje e trupave do të shqyrtohet vetëm pas përmbushjes së detyrimeve nga Irani dhe arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.
ShBA është shprehur e gatshme të lehtësojë gradualisht sanksionet dhe të lirojë disa fonde të ngrira, por ka theksuar se procesi do të jetë transparent dhe pa marrëveshje të fshehta.
Administrata amerikane vlerëson se Irani është ekonomikisht dhe ushtarakisht i dobësuar dhe se programi i tij bërthamor është kryesisht i shkatërruar, ndërsa në Teheran po vërehen sinjale për ndryshime politike.
Marrëveshja është nënshkruar nga palët përmes përfaqësuesve të lartë, ndërsa Irani ka publikuar versionin e tij, duke kërkuar heqjen e sanksioneve dhe duke theksuar dallime në interpretim.
