Ai tha se mërgata meriton më shumë respekt për kontributin e saj ndër vite dhe e akuzoi qeverinë për vendime pa logjikë dhe etikë politike. ‘Është vështirë me komentu gjëra të tilla, sepse e ka humb çdo shpjegim logjik se çka bën kjo qeveri.
Më duket se këta mbledhen se kush me dhënë idenë me të dobët se qysh munden me dëmtu ma shumë buxhetin.
Dhe zgjedhën idetë më të dobëta dhe fitojnë disa kot, kjo është ofendim edhe ndaj mërgatës, që është motori i këtij shteti që ka ndihmu edhe paraluftës edhe pas luftës.
Kjo s’ka më shpjegim logjik, e ka humb etikën e çdo normaliteti të fushatës zgjedhore,’ tha Sadiku.
