Kandidati i PDK-së për deputet, Mevludin Mazreku, ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore duke u bashkuar me rininë e Malishevës dhe me liderin Bedri Hamza në hapjen zgjedhore të fushatës nga PDK në Prishtinë, shkruan Gazeta Momenti.
Në një atmosferë entuziaste, Mazreku theksoi rëndësinë e bashkimit dhe energjisë rinore për të sjellë ndryshimin që Kosova ka nevojë.
Ai shprehu besimin se me mbështetje të fuqishme nga qytetarët dhe vizionin e Bedri Hamzës si kryeministër, do të arrihet një të ardhme më e ndritur për Kosovën.
Mazreku i bëri thirrje qytetarëve të votojnë PDK-në, duke theksuar angazhimin për zhvillim dhe stabilitet, dhe mbështetje për liderët Memli Krasniqi dhe Bedri Hamza në këtë fushatë zgjedhore.
Postimi i tij:
Me rininë e Malishevës dhe me uraganin Bedri Hamza sot hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Na priftë e mbara!
#PDK 1️⃣3️⃣1️⃣✅️
#BedriHamza 1️⃣✅️
#MemliKrasniqi 2️⃣✅️
#MevludinMazreku 7️⃣0️⃣✅️
