Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Mevludin Mazreku, ka vazhduar angazhimin e tij për fushatën elektorale duke zhvilluar takime intensive me strukturat e ipartisë në nëndegët e ndryshme të Malishevës, shkruan Gazeta Momenti.
Sonte, ai ka vizituar nëndegët e Shkarashnikut dhe Carrallukës, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe anëtarët e PDK-së.
Në këto takime, Mazreku ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së projekteve zhvillimore të PDK-së për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ai ka siguruar qytetarët se do të vazhdojë angazhimin e tij për t’i mbështetur ata në çdo hap të procesit të zhvillimit.
Mazreku, që mban numrin 70 në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së, ka ftuar të gjithë qytetarët që të mbështesin PDK-në dhe liderët e saj, si Bedri Hamza (me numër 1) dhe Memli Krasniqi (me numër 2), të cilët janë përkushtuar për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.
Postimi i tij:
Vazhdojnë takimet nëpër nëndegë. Mbështetje dhe përkrahje për projektin e PDK-së.
Sonte në nëndegët Shkarashnik dhe Carrallukë.
#PDK 1️⃣3️⃣1️⃣✅️
#BedriHamza 1️⃣✅️
#MemliKrasniqi 2️⃣✅️
#MevludinMazreku 7️⃣0️⃣✅️