Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mevludin Mazreku, ka theksuar se PDK-ja është forca që përfaqëson projektin e madh për shtetin e Kosovës, duke e vendosur theksin tek vlerat politike dhe kombëtare, dhe duke e refuzuar çdo formë të shantazhit politik, shkruan Gazeta Momenti.
Në një postim në Facebook, pas një takimi në lagjen Mzeze të Drenocit, bastion i PDK-së, Mazreku ka theksuar se individët mund të “blihen dhe shiten”, por se PDK-ja do të vazhdojë të ecë përpara, duke mbrojtur me forcë parimet e saj.
Postimi i tij:
“Partia Demokratike e Kosovës përfaqëson projektin e madh për shtetin e Kosovës, e jo ‘akshampazaret’. Individët mund të blihen dhe shiten, por PDK-ja do të vazhdojë të ecë përpara, duke mbrojtur vlerat politike e kombëtare.
Sonte, në Drenoc, në lagjen Mzeze, bastioni i pathyeshëm i PDK-së, ne po i qëndrojmë besnik vizionit tonë.
#PDK 1️⃣3️⃣1️⃣✅️
#BedriHamza 1️⃣✅️
#MemliKrasniqi 2️⃣✅️
#MevludinMazreku 7️⃣0️⃣✅️”
