Mevludin Mazreku, kandidat për deputet nga PDK, ka shkruar se tri fshatra të Malishevës, janë rreshtuar krah PDK-së.
Postimi i tij;
Sonte në nëndegët e Damanekut, Bublit dhe Qupevës, si gjithmonë, morëm mbështetje të jashtëzakonshme për programin tonë qeverisës, në krye me Bedri Hamzën si Kryeministër. Kjo mbështetje e fuqishme është një dëshmi e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për një Kosovë më të mirë. Kosova mundet më mirë dhe do të vazhdojmë të punojmë fort për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, krijimin e mundësive për rininë dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Bashkë, mund të arrijmë shumë më tepër!
#PDK131✔️
#BedriHamza1✔️
#MemliKrasniqi2✔️
#MevludinMazreku70✔️