Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Mevludin Mazreku, së bashku me Nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, vizituan kompaninë “Lirimi” në Prishtinë, me pronar Hashim Thaçi.
Gjatë kësaj vizite, ata u njohën me sukseset e kësaj kompanie, e cila është një shembull i qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të sektorit privat, si dhe me vështirësitë që bizneset kosovare po përballen në kushte të tregut të mundimshëm.
Mazreku dhe Hoxhaj theksuan se ekonomia është një nga shtyllat kryesore të programit të PDK-së, ku kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka paraqitur masa konkrete për të mbështetur bizneset dhe për të ofruar zgjidhje për shumë prej problemeve që pengojnë zhvillimin ekonomik.
Ata shprehën angazhimin për të krijuar kushte më të mira për rritjen e sektorit privat dhe për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për ekonominë e Kosovës.
#PDK131✅
#BedriHamza1✅
#MemliKrasniqi2✅
#MevludinMazreku70✅
