Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, ka kritikuar mënyrën se si po funksionojnë bordet e institucioneve rregullatore në raport me mediat.
Sipas saj, në disa raste vendimmarrja në KPM dhe RTK nuk po bazohet mjaftueshëm në analiza të thelluara të rasteve konkrete, por po përfundon në shqiptim gjobash pa një shqyrtim të detajuar.
