Site icon Lajmeria.info

Milani në kërkim të trajnerit të ri: Ralf Rangnick në fokus

Milani po vazhdon kërkimet për trajnerin e ri pas largimit të Massimiliano Allegri, ndërsa një nga emrat më të fundit që ka hyrë në listën e kandidatëve është Ralf Rangnick.

Sipas raportimeve të medias, drejtuesit e Milanit po e shqyrtojnë seriozisht trajnerin aktual të kombëtares së Austrisë për të marrë drejtimin e skuadrës kuqezi.

Në këtë proces është përfshirë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili po ndihmon klubin në përzgjedhjen e trajnerit të ri.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Raportohet se suedezi është takuar me Rangnickun në Vjenë për të diskutuar mbi projektin sportiv të Milanit.

Kontrata e trajnerit gjerman me kombëtaren e Austrisë skadon pas Kupës së Botës 2026 dhe Milani thuhet se i ka ofruar një rol me më shumë kompetenca, ku përveç stolit do të kishte ndikim të madh edhe në strategjinë e transferimeve.

Kjo nuk është hera e parë që Milani interesohet për Rangnickun.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Klubi italian kishte tentuar ta afronte atë edhe në vitin 2020, por marrëveshja nuk u realizua.

Exit mobile version