Site icon Lajmeria.info

Milani përballë humbjes së rëndë nga Atalanta në San Siro: Analizë e ndeshjes

Milani ka pësuar një humbje të rëndë nga Atalanta në San Siro duke u mposhtur me rezultat 2-3.

Mysafirët shënuan të parët vetëm pas shtatë minutave lojë, kur mesfushori brazilian Ederson kaloi zikaltërtit në epërsi 0-1.

Kur pritej reagimi i vendasve, ndodhi e kundërta, pasi mysafirët shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe me Zappaccostan i cili u asistua nga Krstovic për 0-2.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Me epërsinë e dyfishtë të bergamaskëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Atalanta e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, kur Giaccomo Raspadori shënoi për 0-3 pas asistimit nga Ederson, Vendasit u rikthyen në lojë me golin e mbrojtësit Pavlovic në minutën e 87-të për 1-3.

E në minutën e 94-të, Christopher Nkunku realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-3.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Milani me këtë humbje rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi Juventusi tani është e treta me 68 pikë.

Rossonerët janë të katërtit me 67 pikë, aq sa ka edhe Roma në pozitën e pestë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version