Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje politike për thellimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në çështjet e sigurisë së jashtme dhe mbrojtjes.
Kryediplomatët e shteteve anëtare të bllokut u takuan me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, ku Kosova u përfaqësua nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Brukseli është i gatshëm për të mbështetur vendet e rajonit në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe dezinformatave.
Ministrat evropianë kërkuan harmonizim me vlerat e përbashkëta dhe theksuan nevojën për reforma të mëtejshme dhe respektimin e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
