Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka vendosur që Vladimir Luçiq, shefi i Telekomit të Serbisë, të shpallet person i padëshirueshëm në Kosovë.
Sveçla theksoi se askush nuk mund të veprojë kundër sovranitetit të vendit.
Në deklaratë në Facebook, Sveçla bëri të ditur se Luçiq është ndaluar të hynë në territorin e Kosovës.
Ministri në detyrë shtoi se Kosova është shtet sovran dhe institucionet do të mbrojnë integritetin territorial të vendit.
