Site icon Lajmeria.info

Ministri shqiptar i Administratës Publike në Mal të Zi: Respektimi i të drejtave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është i rëndësishëm

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj, ka theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në lidhje me përdorimin e gjuhës së tyre në arsim dhe procesin e vlerësimit akademik.

Dukaj u shpreh në rrjetet sociale se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje, por një të drejtë themelore të garantuar nga ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare. “Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje, por një të drejtë themelore: të mësojnë dhe të vlerësohen në gjuhën e tyre amtare.

Kjo e drejtë garantohet nga ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare, pasi gjuha përfaqëson një element thelbësor të identitetit dhe dinjitetit kulturor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Shoqëritë demokratike maten nga mënyra se si respektojnë të drejtat e komuniteteve dhe nga zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë qytetarët”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Exit mobile version