Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë një apel qytetarëve që të mos bëhen shkak për krijimin e vatrave të reja të zjarreve.
Përmes një postimi në Facebook, Ministria kërkon nga qytetarët të mos hedhin cigare të ndezura në natyrë.
Ndër të tjera në postim theksohet se një pakujdesi mund të rrezikojë jetë, banesa dhe natyrën. ‘MOS U BËJ SHKAK PËR NJË ZJARR!
Mos ndiz zjarre në pyje, fusha apo pranë bimësisë së thatë.
Mos hidh cigare të ndezura.
Mos përdor fishekzjarre pranë zonave me bimësi.
Një pakujdesi mund të rrezikojë jetë, banesa dhe natyrën.
KONSTATOVE ZJARR? 112 • 128 • 129′, thuhet në njoftim.
