Site icon Lajmeria.info

Ministrja Fitore Pacolli vendos tabelat e emrave të rinj të rrugëve në veri të Kosovës, kryetari i Mitrovicës së Veriut i mbulon ato para se policia t’i hiqë mbulojat

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka vendosur tabelat e emrave të rinj të disa rrugëve në veri të Kosovës.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili i ka mbuluar shenjat, para se policia t’i hiqte mbulojat.

Në pamjet e publikuara nga mediumi lokal në gjuhën serbe ‘Kossev’, në rrethin në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur shenjat me emrat e rinj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në të njëjtin vend është vendosur emri i heroit të kombit Isa Boletini dhe ngjit me të ai i ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.

Para gazetarëve që kanë dalë me përcjell ngjarjen, Pacolli ka thënë se qytetarët kanë qenë të informuar për vendosjen e emrave të rinj. ‘Ne tani si Ministri po i vendosim, është vetëm proces teknik që ka mbetur’, ka thënë Pacolli.

Ajo ka thënë se emrat janë miratuar nga Asambleja Komunale vitin e kaluar, kur me këtë komunë ka qeverisur Lëvizja Vetëvendosje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas saj, vendimi ishte propozuar nga një komision që ka punuar disa muaj për emrat e rreth 80 rrugëve.

Menjëherë pas këtij veprimi, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, i mbuloi shenjat e rrugëve, duke e quajtur një veprim të tillë, si propagandë, pasi sipas tij, komuna e ka anuluar vendimin e vitit të kaluar. ‘Ata i vendosën tabelat në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Siç dihet, më 30 janar ne kemi miratuar një vendim që e ka shfuqizuar aktin e mëparshëm për riemërtimin e rrugëve, sepse ishte miratuar në kundërshtim me ligjit, nuk pati debat publik dhe nuk pati komision shumë etnik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Asnjë serb nuk mori pjesë në punën e atij komisioni, kështu që vendimet ishin absolutisht të paligjshme’, ka thënë ai.

Pasi i mbuloi shenjat e vendosura nga Ministria, ndërhyri Policia e Kosovës që i hoqi mbulojat.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version