Site icon Lajmeria.info

Ministrja serbe kërcënon me pjesëtare etnike të Kosovës: Reagime të forta në vend dhe jashtë!

Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1998-të do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovo e jashtë saj.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, e ka cilësuar deklaratën si të turpshme dhe paralajmëroi se ajo dëmton seriozisht besimin në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Një deklaratë e turpshme nga një ministre e Serbisë, Snezhana Paunoviq.

Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Terras në X.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë, deklarata e Paunoviqit është adresuar zyrtarisht edhe në Bashkimin Evropian nga kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami.

Sipas tij, deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe cenon rëndë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Bajrami.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version