Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Llozani, i cili ishte arrestuar para rreth tre muajsh nga autoritetet serbe, është liruar sot nga burgu në Beograd.
Avokati Arianit Koci ka konfirmuar lajmin për lirimin e tij në një postim në facebook.
Llozani ishte arrestuar më 5 shkurt gjatë kalimit në Serbi, ndërsa avokati Koci kishte kërkuar reagim të menjëhershëm pas arrestimit të tij.
Rasti i Mit’hat Lozhanit po shqetëson opinionin publik dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet.
