Mohamed Salah ka mbërritur në Stamboll, ku është pritur nga një numër i madh tifozësh të Trabzonsporit.
Ylli egjiptian është shfaqur për herë të parë me fanellën e klubit turk, duke paralajmëruar fillimin e një aventure të re në karrierën e tij.
Sipas raportimeve, 34-vjeçari do t’u nënshtrohetekzaminimeve mjekësore në Stamboll, përpara se të udhëtojë drejt Trabzonit për prezantimin dhe nënshkrimin e kontratës.
Salah pritet të firmosë një marrëveshje dyvjeçare me Trabzonsporin, pasi u largua nga Liverpooli si futbollist i lirë.
Klubi turk kishte konfirmuar më herët se negociatat për transferimin e sulmuesit egjiptian ishin në zhvillim.
