Site icon Lajmeria.info

Momentet e fundit që partitë t’i dorëzojnë listat për zgjedhjet e 7 qershorit (VIDEO)

Vetëm edhe pak kohë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor.

Gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha ka raportuar nga zyrat e KQZ, ku bëri të ditur se deri më tani nuk është që ka parë ndonjë zyrtar të ndonjë partie duke dorëzuar fizikisht letrën pasi që KQZ-ja ua ka mundësuar që ta bëjnë atë edhe në formë online.

Ajo tha se zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, nuk ka dhënë informacione nëse partitë politike kanë kryer tashmë obligimin për të dorëzuar listat me kandidatët e tyre që do të garojnë në zgjedhje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndiqeni deklarimin e saj:

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version