Kryesuesi i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, Avni Dehari, për të gjetur zgjidhjen e ngërçit, ftoi në takim të shtunën përfaqësuesit politikë.
Kur doli lajmi se ka lëvizje në qëndrimet bllokuese, nisën punimet ku votohet që komisioni ta ribëjë raportin, raporton Klan Kosova.
Me votë unanime kjo u miratua, e parlamenti shkoi në pauzë gjatë së cilës Glauk Konjufca u pa i buzëqeshur gjatë bisedës me deputetë të LDK-së.
Ramush Haradinaj në një çast humb durimin, por shpejt ligjvënësit kthehen për ta shoshitur deputetllëkun. Përfundimisht raporti merr aminin, por atë të VV-së veç pasi ka ngritur dorën lart i pari Albin Kurti.
Kjo pasoi shpërndarjen e teksteve të betimit për deputetët, leximin e të cilit në këmbë e shoqëruan edhe deputetët e Listës Serbe.
Për detaje, ndiqeni kronikën më poshtë:
