Connect with us

Lajme

Mosvotimi i raportit, Kurti: Sulm institucional ndaj Republikës, lanë nam për shtetin

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas votimit të deputetëve të opozitës kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve në seancën konstituive të Kuvendit.

Kurti e ka cilësuar këtë veprim si një sulm institucional ndaj Republikës së Kosovës dhe procesit zgjedhor.

Ai ka theksuar se kjo situatë është e paparë në historinë e shtetit, duke akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe për bllokim dhe dëmtim të imazhit të Kosovës.

Advertisement

“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe votuan kundër raportit të komisionit që kishte për detyrë të verifikonte kuorumin dhe mandatet e deputetëve të rinj, duke pamundësuar kështu hapat e parë drejt formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në trend

Copyright © 2024 Lajmeria. powered by Illyrian Space.

Home
Video
Lajme
Sport
Profile