Site icon Lajmeria.info

Moti në Kosovë: Dielli dhe vranësirat konvektive pritet të shoqërohen me reshje shiu dhe erëra të përforcuara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër vendi do të ketë mot kryesisht me diell dhe të nxehtë.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, veçanërisht në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira.

Këto vranësira mund të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku do të paraqiten këto procese.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34°C.

Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version