Kosova të dielën do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta priten kryesisht rreth zonave malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, megjithatë gjatë orëve të mesditës pritet një rritje e ngarkesës termike për shkak të temperaturave të larta.
Kushtet e favorshme për bujqësi, por rriten nevojat për ujë për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë.
Fermerët duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë ujitjes së kulturave, sidomos gjatë periudhave me temperatura më të larta.
Dita e diel pritet të jetë e qëndrueshme dhe me mot të favorshëm, por temperaturat e larta gjatë mesditës kërkojnë kujdes të shtuar, veçanërisht për personat më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë.
