Site icon Lajmeria.info

Murat Avdyli nga Dobrosheci i Drenasit zgjidhet asamblist në Gjermani

Një lajm i freskët vjen nga Dobrosheci i Drenasit, ku i riu Murat Avdyli është zgjedhur si asamblist në qytetin Bad Homburg, në landin Hessen të Gjermanisë, si pjesë e CDU-së.

Me vetëm 19 vjeç, Avdyli shënon prezencën e tij si shqiptari i vetëm në këtë asamble dhe njëkohësisht si më i ri në të.

Kjo shënon fillimin e një rruge të re politike për të rinjte shqiptarë në arenën politike ndërkombëtare.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version