Murat Avdyli, i lindur më 23 shtator 2006 në Dobroshec të Drenasit, ka marrë 8,722 vota në zgjedhjet lokale të 25 marsit 2026 si kandidat i CDU-së, duke siguruar një vend në asamblenë e një qyteti me rreth 54 mijë banorë.
Në moshën 19-vjeçare, ai bëhet shqiptari i vetëm në këtë asamble dhe asamblisti më i ri, duke shënuar një arritje të veçantë për diasporën shqiptare në Gjermani.
Ai ka emigruar në Gjermani në moshën 4-vjeçare, është arsimuar dhe angazhuar në aktivitete të ndryshme, përfshirë futbollin, si dhe vazhdon studimet në Frankfurt School of Finance & Management.
