Myzejene Selmani, kandidate për deputete e Koalicionit për Familjen, ka komentuar ashpër deklaratat dhe veprimet e Kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se piskamat e tij në Mitrovicë janë një tregues i qartë i humbjes që ai ka pranuar.
Selmani ka theksuar se zëri i Kurtit tani tregon se ai ka “pulsi të ulët politik” dhe se po flet me gjuhën e një opozitari, duke nënkuptuar se ai ka humbur mbështetje dhe autoritet.
Ajo ka vazhduar duke thënë se ky është “Albini i vërtetë” dhe ka theksuar se ai nuk ka më partnerë dhe aleatë as brenda as jashtë Kosovës.
“Fundi i Kurtit është 9 shkurti,” ka përfunduar Selmani, duke aluduar për një mundësi të ndryshimit të qeverisjes në këtë datë