Kinematografia dhe teatri shqiptar kanë humbur një prej emrave të tyre më të dashur.
Aktori i shquar Birçe Hasko është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe role të pashlyeshme në kujtesën e publikut.
I lindur në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942, Hasko e nisi rrugëtimin e tij si mësues përpara se t’i dedikohej tërësisht artit skenik.
Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm edhe si pedagog e dekan, duke fituar titullin “Profesor” dhe “Mjeshtër i Madh”.
Gjatë karrierës së tij, Hasko interpretoi mbi 12 role në teatër, ku spikat ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” dhe mbi 30 role në kinematografi.
I njohur për natyrën e tij origjinale, ai solli me mjeshtëri karakterin popullor dhe humorin e çlirët të Labërisë.
Disa nga interpretimet e tij më të spikatura përfshijnë rolet në filmat: “Kur zbardhi një ditë” (debutimi në vitin 1971), “Koncert në vitin 1936” (Tellalli), “Përrallë nga e kaluara”.
