Site icon Lajmeria.info

Ndahja e mundshme e Igli Tares nga Milani: Situata e tensionuar brenda klubit

E ardhmja e Igli Tares te Milani raportohet se është vënë seriozisht në pikëpyetje dhe, sipas mediave italiane, aventura e drejtorit sportiv shqiptar mund të zgjasë vetëm një sezon.

Në prapaskenë flitet për një klimë të tensionuar në klub, ku mosmarrëveshjet brenda drejtimit kanë ndikuar edhe në punën sportive, sidomos në aftin kalimtar.

Sipas shkrimit, marrëdhënia mes Tares dhe CEO-s Giorgio Furlani ka qenë e vështirë që nga dita e parë.

Raportohet se stili i Tares – i përshkruar si i drejtpërdrejtë dhe pak i “kompromisueshëm” – nuk është përshtatur lehtë me strukturën aktuale drejtuese të klubit “kuqezi”.

Exit mobile version