Site icon Lajmeria.info

Ndalohen 4 shtetas për prodhimin e narkotikëve në Laç, Kurbin

Si pasojë e veprimeve hetimore dhe operacionale, është dokumentuar ligjërisht veprimtaria kriminale e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Laç, Kurbin. 4 shtetas janë ndaluar dhe 2 të tjerë janë arrestuar në flagrancë për këtë veprë penale.

Autoritetet dyshojnë se ata siguronin dhe shitnin Cannabis Sativa në zonën e Laçit, duke e ndarë atë në doza dhe duke e shitur në zona të ndryshme, përfshirë zonat afër shkollave.

Në operacion u zbulua një lokal ku organizoheshin lojëra fati me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pronari i lokalit është arrestuar për këtë rast, pasi nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit në organet kompetente, njoftoi policia.

Exit mobile version